Kimete Berisha deklarohet publikisht, ja kë e mbështet për kryetar të PDK-së

Aktuale

Kimete Berisha deklarohet publikisht, ja kë e mbështet për kryetar të PDK-së

Nga: N. H Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:43
Kimete Berisha

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot vendosi për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Emrat si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku janë përmendur si kandidat potencial për të drejtuar këtë parti.

E, për Çitakun, disa fjalë i ka thënë edhe opinionistja Kimete Berisha.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ish-ambasadorja është një patriote, e matur, e sinqertë dhe besnike.

“Vlora Çitaku është patriote, e matur, e sinqertë dhe besnike”, ka shkruar shkurtimisht Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat