Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njofton se nga 25 qershori 2021 ka lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.
Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara.
Personat plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën eventualisht të nevojshme.
Udhëzime: Personat plotësisht të vaksinuar, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut sërish mund të caktojnë termine për viza Schengen.
Me rastin e parashtrimit të kërkesës, duhet të paraqiten dokumentet mbi statusin e vaksinimit. E nevojshme për udhëtimin hyrës është një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë së paku para 14 ditësh me një vaksinë të lejuar edhe në Gjermani.
Hollësi të tjera gjeni në uebfaqen tonë: www.pristina.diplo.de/viza