Qëndrimi i përkohshëm i pjesëtarëve të FSK-së në Kuvajt, Qeveria pret autorizim nga Presidenca për statusin e tyre

Aktuale

Qëndrimi i përkohshëm i pjesëtarëve të FSK-së në Kuvajt, Qeveria pret autorizim nga Presidenca për statusin e tyre

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:51
Vjosa Osmani

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, pritet të shqyrtohet propozimi për statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në shtetin e Kuvajtit.

Lidhur me këtë, po kërkohet që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të autorizojë ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, për nënshkrimin e marrëveshjes mes të dy shteteve.

”Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit për statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Shtetin e Kuvajtit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat