‘Toka iku por..!”/ Kurti ‘zbulon’ oferten e BE-së për Asociacionin, ja çfarë mund të marrë Kosova

Aktuale

‘Toka iku por..!”/ Kurti ‘zbulon’ oferten e BE-së për Asociacionin, ja çfarë mund të marrë Kosova

Nga: A.Morina Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, është njëri nga personat më të zëshëm ndaj formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kësaj radhe, Kurti në një postim në rrjetin e tij social Facebook, u shpreh se ekziston mundësia që Bashkimi Evropian do ia kërkojë Kosovës formimin e Asociacionit në këmbim të ‘vizave’.

Mirëpo, ai rikujtoi edhe kohën kur njësoj kishin vepruar edhe me demarkacionin me Malin e Zi.

“Ish qeveritarët i falën Malit të Zi 8200 hektarë tokë të Kosovës për "VIZA"! Toka iku por vizat nuk erdhën!

A thua, tani EU do të kërkojë sërish nga ne, formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në këmbim për "VIZA"?!”, dekaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ish qeveritarët i falën Malit të Zi 8200 Hektarë tokë të Kosovës për "VIZA"!

Toka iku por Vizat nuk erdhën!

A thua, tani EU do të kërkojë sërish nga ne, formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në këmbim për "VIZA"?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat