Një i vdekur, sot më shumë raste të reja se sa të shëruar

Aktuale

Një i vdekur, sot më shumë raste të reja se sa të shëruar

Nga: A.Zh Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:54
QKUK

Një person ka vdekur dhe 18 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga Koronavirusi në Kosovë.

Ndërsa janë shëruar 14 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH-së:

22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat