Ministri raporton para Komisionit për Menaxhim të Financave Publike

Aktuale

Ministri raporton para Komisionit për Menaxhim të Financave Publike

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:29
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ishte i ftuar që gjatë ditës së sotme të raportojë në Komisionin Parlamentar për Menaxhim të Financave Publike ku shpalosi para anëtarëve të këtij Komisioni të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit, si dhe Planin e Veprimit në lidhje me raportin e fundit për Sistemet Elektronike për Menaxhimin e Granteve dhe Subvencioneve në AZHB dhe MBPZHR.

Ministri Faton Peci raportoi për gjendjen aktuale financiare në të cilat ndodhet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke sqaruar kështu sfidat dhe obligimet.

Ato sipas tij, janë krijuar nga qeveria e kaluar me krijimin e obligimeve nga Programi i Rregullt dhe Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për Pagesa Direkte /Subvencione, në vlerë prej 30 milionë euro, obligim financiar që ky paraqet vështirësi në zbatimin e mëtutjeshëm të politikave dhe programit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Me këtë rast, Ministri Peci i njoftoi anëtarët e komisionit me hapat të cilat i ka ndërmarrë nga dita e pranimit të detyrës së tij si Ministër i MBPZhR-së, duke shtuar se ndër priotitetet mbetet transparenca, avancimi i legjislacionit, si dhe krijimi i politikave të duhura zhvillimore të këtij dikasteri tejet të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat