Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e VV-së kanë votuar kundër që parlamentarët të kenë qasje në kontratën e qeverisë me Pfizerin për vaksinat.
” Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, propozova që të kemi qasje në kontratën e Qeverisë të lidhur me Pfizer. .Kërkesa ime u hodh në votim, mirëpo deputetët e LVV votuan kundër dhe nuk e mundësuan qasjen e anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi në verifikimin e kontratës me Pfizer”, ka shkruar ai.
Haxhiu me anë të një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se jo-transparenca e qeverisë në këtë aspekt, shton dyshimet për keqpërdorim dhe për vërtetësinë e deklaratave të MSH-së në lidhje me këtë kontratë.
” Jo transparenca e Qeverisë së Kosovës dhe vota kundër e deputetve të LVV-së, në Komision, shton dyshimet për keqpërdorime dhe për vërtetësinë e deklaratave të Qeverisë dhe MSH. Përse nuk u lejohet anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi qasja në kontratën e lidhur me Pfizer?Çfarë po fshihet pas kësaj kontrate? A është ky edhe një mashtrim i radhës? “, ka shkruar më tutje ai.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, propozova që të kemi qasje në kontratën e Qeverisë të lidhur me Pfizer.
Kërkesa ime u hodh në votim, mirëpo deputetët e LVV votuan kundër dhe nuk e mundësuan qasjen e anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi në verifikimin e kontratës me Pfizer.
Kosova është vendi i fundit në Evropë në procesin e vaksinimit dhe deri me sot ka pranuar vetëm vaksina të dhuruara donacion nga COVAX, BE dhe vendet mike.
Jo transparenca e Qeverisë së Kosovës dhe vota kundër e deputetve të LVV-së, në Komision, shton dyshimet për keqpërdorime dhe për vërtetësinë e deklaratave të Qeverisë dhe MSH.
Përse nuk u lejohet anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi qasja në kontratën e lidhur me Pfizer?Çfarë po fshihet pas kësaj kontrate?
A është ky edhe një mashtrim i radhës?