Njohësi i çështjeve politike, Rron Gjinovci, e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë, shkruan “Bota sot”.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar si “minus” vendimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
Madje, Gjinovci shkruan se me zgjidhje të tilla, lista e minusave për dy vite do t’ju bëhet sa e PDK-së.
Ja shkrimi i tij:
Qeverisë i shtohet edhe ni minus
Problemi nuk është a me pagu taksapagusi a bashkëatdhetari sigurimin, por mos me pagu fare te kompanitë e dyshimta të sigurimeve.
Me kësi zgjidhje t'lodhta lista e minusave për nja dy vjet ju bohet sa e PDK-së e ju veç përpara