Vazhdon përplasja Shala-Kadaj-Bujupi, ja akuzat që hedhin mbi njëri-tjetrin

Aktuale

Vazhdon përplasja Shala-Kadaj-Bujupi, ja akuzat që hedhin mbi njëri-tjetrin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:07
Donika Kadaj Bujupi dhe Mentor Shala

Donika Kadaj Bujupi ka debatuar me zëvendësdrejtorin e RTK-së, Mentor Shala. Shkak i debatit ishte një koment i Shalës i cili tha se klimën acaruese politike në VV e ka sjellë VV-ja.

“Është krijuar një lloj klime e acaruar politike. Nuk po e akuzoj VV-në. Nuk e di kush e ka gjuajtur. Por këtë klimë e ka krijuar VV. Nuk është bash e lehtë. Kush e ka gjuajtur bombën e gjen Policia”, ka thënë Shala.

E këtu ndërhyri Kadaj Bujupi e cila tha se Shala po e luan rolin e Gjykatësit në këtë temë dhe se nuk mund të paragjykojë se kush ka sulmuar sallën e Kuvendit në vitin 2017.

“Nuk jeni as gjyqtar as prokuror që të jepni fjalën e fundit. kush e hodhi bombën. Ndoshta vet e ke gjujtar bombën për të akuzuar VV-në. A po kupton. Je duke folur fjala ime kundër tëndes. Edhe unë mundem të them e keni gjuajtur ju, keni dashur ta kallni dhe keni gjuajtur vetë. Mos paragjyko, t’ia lëmë prokurorisë”, tha ajo.

Këtu ndërhyri përsëri Shala i cili tha se nuk e përmendi asnjëherë VV-në si fajtore për sulmin ndaj Kuvendit, por tha se klimën acaruese e kishin sjellë ata.

“Cka thashë unë. Nuk është akuzë, është e vërtetë. Këtë klimë e ka krijuar VV. Me të thënë kriminelë. Me thënë atij duhet me ja vra djalin apo vajzën. Cka është gjuha linçuese sipas teje. Nuk mendoj se e ka bërë VV. Por këtë klimë e kanë sjellë ata. A je duke e dëgjuar veten. Unë vetë kam apsur debate me ty në Kuvend disa herë. Po ke dëshirë të bësh show”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat