Bajqinovci flet nga Turqia, tregon të paprituren e hidhur që i ndodhi Serbisë

Aktuale

Bajqinovci flet nga Turqia, tregon të paprituren e hidhur që i ndodhi Serbisë

Nga: A.Morina Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:16
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka dhënë detaje të reja për takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP).

Bajqinovci akuzoi Serbinë për gjuhë të papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por për të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse.

“Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç”, shkroi Bajqinovci në Facebbok, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.

Edhe në këtë sesion fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por për të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse.

Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat