Partia Demokratike e Kosovës pritet që më 3 korrik të këtij viti të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Deri më tani, nga PDK-ja nuk dihet ende se kush do të jenë kandidatët potencial për kryetar të partisë, por ka disa figura politike që janë përfolur për të qenë në krye të parties, njëri ndër ta është edhe Gent Cakaj, i cili ka shërbyer për një kohë si ushtruese detyre i ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.
Mirëpo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gent Cakaj ka njoftuar se ai nuk do të kandidojë për kryetar të PDK-së.
Ai tregoi edhe arsyet e këtij vendimi.
“E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t'iu njoftoj personalisht!”, deklaroi Cakaj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Një sqarim i vogël:
E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t'iu njoftoj personalisht!
Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ?,
Genti