Një veturë është përfshirë tërësisht nga flakët gjatë ditës së sotme në Veternik të Prishtinës.
Si rrjedhojë është krijuar tym i madh, teksa vetura po digjet.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues ndërsa shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit mbeten akoma të panjohura.
Nuk dihet nëse nga ky incident ka persona të lënduar, media është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga policia.
