Kultura luan një rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik për brezat e ardhshëm.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një diskutim rreth zhvillimit të të rinjve dhe përkrahjen e start-ups me temën “Fuqizimi i ndërmarrësisë tek të rinjtë”.
Ky diskutim u bë me zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sejnur Veshall, ndërsa u moderua nga z. Ardian Hoxha.
Z.Veshall ndër të tjera foli për rëndësinë e hartimit sa më të mirë të politikave rinore dhe përkrahjen e ndërmarrësve të rinj në fillimin e bizneseve të reja.
Gjithashtu u potencua nevoja e bashkëpunimit me komunitetin rinor dhe të bizneseve, në përmirësimin e politikave rinore dhe mbështetjes adekuate institucionale.