Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë është nisur për në Francë.
Kryeministri i Kosovës, do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kjo vizitë e Kurtit është e para në Paris, derisa ftesën e kishte marr tre muaj më herët, pas fitores së 14 shkurtit.
Pas vizitës së Kurtit në Francë, ka reaguar ish eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Mitari.
Ai përmes një postimi në Facebook, kërkon nga kryeministri të ketë kujdes nga Denjear Arnaud.
Sipas Miftari Arnaud është shef i Hashim Thaçit dhe dhëndër serb.
“Kujdes je para Denjear Arnaudit të DGSE-Franceze aleatit shekullor dhe dhëndrit të shtetit serb dhe shefit të Hashim Thaçit! Kryeministër Albin Kurti të mos harron faktin se kur gjendesh para Makronit dije se gjendeni para aleatit shekullor Serb, gjendesh para DGSE mikut të Aleksandër Vuçiqit dhe para punëdhënësit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit gjendesh para përkrahësit të ndarjes të Kosovës në dobi të Serbisë!”, shkruan Miftari.
Sipas tij, Arnaud para disa muajve ia mundësoi Serbisë ku i shiti rakete Misral, armë këto sipas Miftarit që mund të përdorën edhe kundër Kosovës.
Ndryshe, Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.
Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.