Ish-mjeku i UÇK-së dhe ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, ndjehet shumë krenar me respektin që Austria e Franca i bënë shtetit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Austria e Franca i pritën me nderime të larta shtetërore Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
Sipas tij, tash ëndrra e çlirimtarëve të vërtetë ka filluar të realizohet.
Ai shkruan se, të gjithë duhet me sakrifiku diçka për Kosovën.
Postimi i plotë:
Ne kemi luftuar për ta pasur një Kosovë të lirë, të cilën jo me çdo kusht do ta udhëhiqnim ne që luftuam, por më të mirët, pra ata që i vlerëson populli me votën e vet dhe që bashkësia ndërkombëtare i respekton e nderon pa rezervë.
Po duket se ëndrra e çlirimtarëve të vërtetë vetëm tash ka filluar të realizohet.
Personalisht ndjehem krenar me respektin që Austria dhe Franca i bënë shtetit të Kosovës duke pritur me nderimet më të larta shtetërore presidenten Vjosa Osmani, përkatësisht kryeministrin Albin Kurti.
Ne të gjithë duhet të sakrifikojmë diçka për Kosovën e nganjëherë sakrifica më sublime është kur tërhiqemi dhe i lëshojmë rrugë tjetrit për ta udhëhequr atë.