Opinionisti Dukagjin Gorani, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Gorani në Rubikon tha se Franca e ka partnere Kosovën aq sa e ka edhe Serbinë.
Ai tha se historia nuk duhet të shikohet në mënyrë personale dhe emocionale.
“Franca na ka neve si partner po aq sa e ka edhe Serbinë. Edhe historia jonë nuk shikohet në mënyrë aq personale dhe emocionale. Kjo flet që ne s’mundemi të dalim nga diskutimet e të kaluarës”.
Sipas tij mesazhi nga ky takim është gjetja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mesazhi nga takimi Macron-Kurti, është gjetja e një kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është kërkesa e Parisit dhe kjo është kërkesa e Bashkimit Evropian”.
“Atë çka po e shoh vazhdimisht tek kjo qeveri edhe tek kryeministri, por jo vetëm tek ky edhe tek kryeministrat e tjerë është që koha ec ndryshe tek ne edhe ec ndryshe tek shoqëritë bashkëkohore. Kryeministri i përmendi një konflikt i cili është i freskët për ne por i harruar në perëndim”.
“Ajo është një konflikt i cili ka ndodhur para 22 vjetëve. Tani ne i adresohemi një presidenti francez me një falënderim që e kanë rrëzuar një regjim shovinist të cilin ky si president mundet edhe mos ta mbajë në mend”.