Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës sot do të protestojë para Qeverisë.
Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Nga kjo sindikatë më herët patën deklaruar se punëtorët s’kanë marrë pagë që një viti.
Dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë s’ka ndodhur.