Partia Demokratike e Kosovës më 3 korrik do të mbajë konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pozitë të cilën e ushtron Enver Hoxhaj. Deri tani, asnjë kandidat i PDK-së nuk e ka shpallur kandidaturën zyrtare për të zëvendësuar Kadri Veselin.
Partia më e madhe opozitare që nga nëntori i kaluar është duke funksionuar ushtrues detyre pasi Kadri Veseli ishte detyruar të lëshonte karrigen që dikur e mbante Hashim Thaçi, pas aktakuzës së ngritur nga Haga.
Emrat më të përfolur që mund të vazhdojnë drejtimin e PDK-së janë Enver Hoxhaj që aktualisht është U.D i kryetarit, deputeti Memli Krasniqi dhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.
Po ashtu edhe Bedri Hamza është një ndër emrat e përfolur, por që vetë Hamza në një prononcim për media e ka mohuar se do të jetë kandidatë për kryetar të PDK-së.