Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Wendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Morton tha se ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak.
Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”.
