Në rrjetet sociale është shpërndarë një pjesë nga një bisedë ndërmjet dy ish deputetëve, Rexhep Selimi e Gani Geci.
Ky i fundit ka thënë se Selimi i ishte drejtuar me fjalët ‘a më njeh ti mua se kush jam unë?’, ndërsa edhe Geci e kishte pyetur atë se ‘kush je ti?.
Nga kjo bisedë e botuar në librin ‘Lufta pa Maska’ e Gani Gecit, autori thotë se i ishte drejtuar Rexhep Selimit me fjalët se ‘Ti je kurrkushi! Ti je veç Rexhepi’.
Biseda e plotë:
Rexhep Selimi mu drejtua me këto fjalë:
Rexhep Selimi: A më njeh ti mua se kush jam unë? Ti Gani do të japësh përgjegjësi!
Gani Geci: Përse, kush je ti?, e pyeta.
Rexhep Selimi: Jam udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare!, ma ktheu i nervozuar.
Gani Geci: Ti je kurrkushi!, i thashë. Ti je veç Rexhepi!/Bota sot