Sot janë bërë 16 vjet që kur ndërroi jetë gazetari i gazetës "Bota sot", Bardhyl Ajeti.
Ai vdiq në në Milano të Italisë, me 25 qershor, ku atje ishte dërguar për trajtim.
Atentati ndaj tij ishte bërë me 3 qershor.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, vrasja e tij vazhdon të mos jetë zbardhur.
Ajeti u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur rrugës për në Gjilan, me saktësisht në fshatin Bresalc.
I vetmi dëshmitarë i kësaj ngjarje ishte një taksist i cili po e tërhiqte makinën e Ajetit pas një prishje që kishe pësuar, megjithatë ky dëshmitarë M.G. nga fshati Përlepnicë e Gjilanit ishte ndjerë i kërcënuar dhe është larguar drejt Norvegjisë.
Familjarët ende presin që të zbardhet vrasja e tij, derisa shpresat i kanë te Gjykata Speciale.
Ata e kujtojnë me mall e krenari që e patën.
Njëjtë e kujtojnë dhe kolegët, të cilët mbetën pa të, në rrugën për të vërtetën.