Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.
Në mbledhje do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare.
Sipas njoftimit të kryesisë, aty do të shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.
Po ashtu, edhe raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.