Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Ҫitaku ka kryer obligimin e deklarimit të pasurisë së saj, derisa mbante pozitën e ambasadores.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Ҫitaku ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme tri banesa, njërën në vlerën 100 mijë euro, dhe dy të tjera, 25 dhe 40 mijë euro.
Tek paratë e kursyera ka deklaruar rreth 25 mijë euro që i mban në Prishtinë, ndërsa vetëm 500 euro në SHBA.
Paga e saj mujore ishte në vlerën mbi 3.500 euro./Bota sot