Rehabilitimi i rrugës për Brezovicë është në fazën përfundimtare.
Loti 1 dhe Loti 2 me gjatësi 35 km.
Në Lot 1 tashmë ka përfunduar edhe sinjalistika ndërsa në Lot 2 është duke u punuar shtresa finale e asfaltit, ka njoftuar zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi gjatë monitorimit të shtrimit të asfaltit në këtë rrugë.
Këtë vit për sezonin e dimrit rruga do të jetë e përfunduar deri në qendër të skijimit dhe deri në Prevallë.