Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën se askush nuk është pritur në Francë nga Maron, sikurse kryeministri Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar videon e vizitës së presidentit Ibrahim Rugova në Francë, ku ishte pritur nga Presidenti francez Jacque Chirac, 23 vite më parë, përcjell Bota sot.
Mustafa ka thënë që ta etiketojë dikush deputetin e VV-së që ka thënë se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”
"Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021", ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Bone tag dikush atë deputetin e LVV që tha se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”
Qe pritja “bash qeshtu”, bile para 23 vitesh. Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021.