Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka marrë sot një lajm të hidhur.
Ai ka thënë se i ka vdekur shoku i tij Fatos Hamza, përcjell Bota sot.
Ai ka ngushëlluar familjes e Hamzës, duke thënë se ai ishte një punëtor i mrekullueshëm.
Reagimi i Mustafës në Facebook:
Miq të nderuar,
Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dhe shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrekullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.
Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja!
Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira.
Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës.
Isa Mustafa