Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është larguar nga Kosova.
Përmes një postimi në llogarin e tij në’Twitter’, Orlando ka falënderuar Kosovën duke ia bashkangjitur një foto nga automjeti me të cilin ishte duke udhëtuar.
“Mirë u pafshim Kosovë, faleminderit!”, ka shkruar Orlando në gjuhën italiane.
Orlando kishte njoftuar opinionin në fillim të muajit se në fund të muajit qershor do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.
“Kjo vjen papritmas, por misioni im në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë”, kishte shkruar Orlando ndër të tjerash në Twitter.
Ai ishte shprehur i pikëlluar për lajmin se do t’i duhej të largohej nga Kosova.