“Vendi i parë në Ballkan”, Qeveria Kurti miraton një ligj edhe për shtetasit e huaj

Aktuale

“Vendi i parë në Ballkan”, Qeveria Kurti miraton një ligj edhe për shtetasit e huaj

Nga: A.Zh Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:17
Qeveria e Kosovës

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka treguar se sot në Qeveri kanë miratuar Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe koncept-dokumentin "Aktin Global Magnitsky".

Ai ka thënë se Kosova do ta jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do ta bëjë pjesë të sistemit juridik ligjin për dokumentin Magnitsky.

Sipas këtij ligji, shtetasve të huaj të cilët në ndonjë vend të huaj kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe janë përfshirë ne raste serioze të korrupsionit, do t’iu ndalohet hyrja në Kosovë.

Postimi i Sallahut në Facebook:

Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe koncept-dokumentin "Aktin Global Magnitsky".

I pari, përcakton dispozita të qarta me qëllim të fuqizimit të Agjencisë si institucion i pavarur, duke paraparë edhe ndryshime të tjera ligjore që kontribuojnë direkt në parandalimin e korrupsionit institucional.

Gjithashtu, një Agjenci e fuqizuar, me kompetenca dhe përgjegjësi të qarta ndihmon që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Konfiskuar me bazë civile të gjejë zbatim të drejtë në praktikë.

E dyta, Koncept-dokumenti Magnitsky i cili do të përkthehet në ligj, përcakton qartë se iu ndalohet shtetasve të huaj të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe ngrirjen e aseteve të tyre që gjinden në Kosovë, të cilët në ndonjë vend të huaj kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe janë përfshirë ne raste serioze të korrupsionit.

Ne do të jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do ta bëjmë pjesë të sistemit tonë juridik një Ligj të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat