​Haradinaj: Ambasadorit Orlando i urojmë suksese në detyrat e tij të radhës

Aktuale

​Haradinaj: Ambasadorit Orlando i urojmë suksese në detyrat e tij të radhës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:15
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ambasadorin italian Nicola Orlando, i cili po përfundon misionin e tij në vendin tonë.

Haradinaj e ka vlerësuar kontributin e tij duke thënë se si përfaqësues i një vendi mik, ai kontribuoi në thellimin e partneritetit mes dy vendeve, veçanërisht atë ekonomik, të sigurisë dhe proceseve integruese, si dhe mbështetjen shtesë italiane për Kosovën gjatë periudhës së vështirë pandemike.

“Duke e falënderuar për tërë punën e tij të palodhur, Ambasadorit Orlando i urojmë suksese në detyrat e tij të radhës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Orlando u emëruar ambasador në janar të vitit 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat