Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka folur pas replikave me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se kinse Kamberi ka shprehur dëshirën për një post ministror në qeverinë e tij.
Por, Kamberi i ka replikuar atij ashpër, duke thënë se ai kurrë nuk do të bëhet ministër i një qeverie “autoritare”, përcjell Bota sot.
“Replika ime ndaj Presidentit Vuçiq për kinse dëshirën për post ministror në qeverinë e tij: "Z.President, nëse bash dëshironi ta dini qëndrimin tim personal, atëherë ju tregoj se unë kurrë nuk do të bëhem ministër i një qeverie autoritare"”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.
Deputeti shqiptar njihet për deklaratat e tij të guximshme në Kuvendin serb. Në seancën e fundit, ai ka përmendur krimet serbe në Kosovë./BS