Kryetari aktual i Vushtrrisë, dhe njëherit kandidati i LDK-së për kryetar në këtë komunë, Xhafer Tahiri, ka dhënë lajmin se Dega e AAK-së në Stanoc të Epërm i është bashkuar LDK-së.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se në Stanoc e në Vushtrri ështu duke ndodhur rikthimi i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Dega e AAK-së në Stanoc të Epërm sot i është bashkuar LDK-së duke u rikthyer në shtëpinë tonë politike. Pra në Stanoc e në Vushtrri po ndodh rikthimi i madh në shtëpinë e vjetër, shtëpinë tonë politike-LDK”, ka shkruar në Facebook, Tahiri.
Ja shkrimi i tij:
Dega e AAK-së në Stanoc të Epërm sot i është bashkuar LDK-së duke u rikthyer në shtëpinë tonë politike. Pra në Stanoc e në Vushtrri po ndodh rikthimi i madh në shtëpinë e vjetër, shtëpinë tonë politike-LDK!
Besarti është ekonomist i diplomuar, kontabilist i certifikuar, ish këshilltar politik i zv/Kryeministrit
Baci Raif është aktivisti më i madh në komunitet në Stanoc të Epërm, i përkushtuar e besnik.
Avniu është afarist i suksesshëm e veprimtar i viteve të arta të 90 ve
#Vushtrria+4
#4plus