Ish-këshilltari Hotit jep lajmin jo të mirë: Kosova nuk ka asnjë plan për dialogun – alarmon se s’ka nuk ka vullnet për t’u marrë me të ardhmen

Aktuale

Ish-këshilltari Hotit jep lajmin jo të mirë: Kosova nuk ka asnjë plan për dialogun – alarmon se s’ka nuk ka vullnet për t’u marrë me të ardhmen

Nga: N. H Më: 26 qershor 2021 Në ora: 14:38
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveritë e Kosovës që nga 2011 nuk ka pasur një plan as pritshmëri nga dialogu me Serbinë.

Madje, sipas Berishës, as edhe qeveria e kryeministrit Albin Kurti nuk e ka një plan për dialogun, përcjell “Bota sot”.

Sipas Berishës, krejt kjo për shkak se Kosova e ka humbur në mase të madhe gjeneratën e shtetformuesve.

“Kosova e ka humbur në mase të madhe gjeneratën e shtetformuesve. Atyre qe e njohin shtetin si ide. I dyti, klasa politike udhëheqëse e djeshme dhe e sotme është e vetmjaftuar me administrimin e pushtetit të dobët që ofron Prishtina, dhe nuk ka vullnet për t’u marrë me të ardhmen 100 vjeçare të Kosovës”, shkruan ai.

Ja postimi i tij:

Image
Visar Berisha

Për fat të keq!

Kosova që nga 2011 nuk ka pasur një plan as pritshmëri nga Dialogu me Serbinë. As kjo Qeveri nuk e ka.

Kjo vjen për shkak të dy faktorëve; i pari, Kosova e ka humbur në mase të madhe gjeneratën e shtetformuesve. Atyre qe e njohin shtetin si ide.

I dyti, klasa politike udhëheqëse e djeshme dhe e sotme është e vetmjaftuar me administrimin e pushtetit të dobët që ofron Prishtina, dhe nuk ka vullnet për t’u marrë me të ardhmen 100 vjeçare të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat