Një i vdekur, publikohen rezultatet e 1658 testeve për Covid-19

Aktuale

Një i vdekur, publikohen rezultatet e 1658 testeve për Covid-19

Nga: A.ZH Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Janë regjistruar 11 raste të reja pozitive, ndërsa 6 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

26 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

Në total numri i rasteve aktive është 170.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat