Kurti tregon vendimet që qeveria mori gjatë ditës së djeshme

Aktuale

Kurti tregon vendimet që qeveria mori gjatë ditës së djeshme

Nga: M.H Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:25
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në facebok ka treguar vendimet që qeveria ka marrë gjatë mbledhjes së djeshme.

Kurti tregoi se është miratuar buxheti në vlerë prej 2 miliardë e 516 milionë euro, formuan edhe dy borde të përkohshme të reja, program për mbështetje të shëndetësisë e disa vendime të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë

Buxheti: 2 miliardë e 516 milionë euro

- Performanca më e mirë e të hyrave sesa që ishte planikuar, ndikoi në përmirësimin e pothuajse të gjithë indikatorëve. Prandaj, këto të hyra shtesë, me rishikimin e sotëm të buxhetit, do të përdoren për të mbuluar nevojat emergjente në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si dhe për rimëkëmbje ekonomike.

Drejtësia

- Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit

Si qeveri jemi të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani ky Agjencion do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij.

- Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile

Gjykatat tona do të komunikojnë drejtpërdrejtë me Gjykatat ndërkombëtare dhe do të rrisin bashkëpunimin për të gjitha rastet në përgjithësi, e në veçanti për ato të çështjes civile.

- Sanksionet e Shënjestruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut

Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu.

- Me qëllim për të ndaluar financimin e akteve terroriste, vendosëm sanksione ndaj 7 shtetasve libanez të lidhur me Hezbollahun dhe ndaj 6 personave të afërt me ISIL/Da’esh dhe Al Qaeda.

Ekonomi dhe financa

- Tregtia me Naftë dhe Produktet e Naftës në Kosovë

Pas një dekade, me këtë ligj përvetësojmë standardet evropiane për karburantet, thjeshtohen procedurat administrative, mbrohet konsumatori, mjedisi, konkurrenca e lirë, etj.

- Identifikimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Do të rregullohet mënyra e identifikimit, nënshkrimit, vulës elektronike, si dhe çertifikatave elektronike.

- Dy borde të përkohshme të reja:

Ndërmarrja Publike KRU “Prishtina” dhe Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenci”

- Sistemi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik

Përmirësim në të gjitha komponentët e kontrollit të brendshëm si rezultat i trajnimit të 103 zyrtarëve përgjegjës, zhvillimit të pilot-projekteve në 20 komuna dhe kontrollit në bashkëpunim me USAID.

Tregtia e jashtme

- Do të nxisim zhvillimin ekonomik, rregullimin e importit e eksportit. Kësisoj do të mbrojmë industrinë vendore nga praktikat e dëmshme.

Shëndetësia

- Pagesa e Specializantëve

Edhe këtë muaj specializantët do të paguhen me vendim, nga muaji tjetër është paraparë të mbulohen me rishikim të buxhetit.

- “Programi për mbështetje Shëndetësore”

Me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut kemi shtuar partneritetin e bashkëpunimin për reformimin e sektorit të shëndetësisë.

I hapëm rrugë zgjatjes së zbatimit edhe për nga 1 vit shtesë për katër projekte të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit në BE (IPA).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat