E shtypi butonin e kuq për ta bombarduar, në Kosovë po rikthehet ‘tmerri dhe ferri i Serbisë’

Aktuale

E shtypi butonin e kuq për ta bombarduar, në Kosovë po rikthehet ‘tmerri dhe ferri i Serbisë’

Nga: A.Morina Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ditë më parë zhvilloi një takim virtual me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, derisa ka bërë me dije se ky i fundit ka pranuar ftesën për vizitë në Kosovë.

Madje, krahas kësaj, njoftoi se Clark i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Këtë gjë e ka mirëpritur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Maxharraj thuri lëvdata të shumta për gjeneralin Clark, të kaluarën e tij dhe kontributin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mirëpo, ai parashikoi se me këtë vizitë të Clark-ut në Kosovë do të tmerrohet Serbia dhe qytetarët e saj.

“Për këtë po tmerrohen serbët e Kosovës, por më shumë edhe vetë Serbia, sepse ata e dijnë fortë mirë se kush është Wesley Clark”, deklaroi analisti nga Amerika.

Postimi i plotë

PO VJEN WESLEY CLARK TMERRI DHE FERRI I SERBISË

Me ardhjen e Qeverisë Kurti II në pushtet po ndodhin gjëra të mira për Kosovën.

Një këso e mire, ndër më të mirat është ardhja e gjeneralit Wesley Clark në Kosovë. Ikona e luftës së Kosovës, Clark po vjen në Kosovë ne cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjenerali Wesley Clrak ishte ai i cili i pari e shtypi butonin e kuq për ta sulmuar Serbinë armikun, pushtuesin serb i cili bëri gjenocid shekullor mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës.

Për rrafsh 78 ditë e natë Wesley Clark ishte tmerri dhe ferri për ushtrinë serbe dhe paralimitarët që e ndihmonin në masakrat ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Dhe për kaq ditë e netë, pra për 78 ditë e natë, Wesley Clark e ndoqi ushtrinë serbe nga Kosova.

Ai është hero i Kosovës, do të jetë përjetësisht në zemrat e shqiptarëve.

Por, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në cilësinë e komandantit të forcave të armatosuara të Republikës së Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti vendosen se Wesley Clark mund ta ndihmojë Kosovën edhe në paqe vendosen ta kthejnë Clark-un në Kosovë në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Përvoja, strategjia ushtarake dhe mençuria e një ushtaraku karrierë është e mirëpritur për ushtrinë e Kosovës e cila është në formim dhe zhvillim e sipër. Do të jetë ky një kontrubut i madh i Wesley Clark që do ti jap Kosovës edhe në paqe.

Pra, po vjen Wesley Clark, po kthehet në Kosovë. Për këtë po tmerrohet Serbia, sepse ata e dijnë fortë mirë se kush është Wesley Clark.

Dhe për në fund një thirrje mitike mikëpritëse për mikun tonë të madh Wesley Clark:

WELCOME IN KOSOVO GENERAL WESLY CLARK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat