Listimin e dallimeve mes Thaçit dhe Kurtit që bëri Mimoza Kusari në një emision televiziv, e ka komentuar edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar.
Përmes një statusi të bërë në Facebook, Behramaj tha se Kusari ka një të përbashkët me Behxhet Pacollin, Hashim Thaçin, Bajram Rexhepin e Albin Kurtin.
“Mimoza Kusari – Lila ndoshta e bën më lehtë dallimin mes politikanëve. Por, në përjashtim të Behgjet Pacollit, politikanët e kanë tejet të vështirë të bëjnë dallime për të.
Ajo i shërbeu Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. Nuk është vetëm emëruese e servilizmit, por edhe mbledhëse e të mirave nga të gjitha pushtetet!” shkroi Behramaj.