Ka nisur mbledhja e XLIV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbledhja po mbahet në formën online.
Aty po merr pjesë e kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti.
Përpos fjalës së kryetarit Kurti dhe diskutimit të situatës politike, në këtë mbledhje do të diskutohen edhe raportet e ndryshme të punës së sekretariateve brenda këtij subjekti.