Miftaraj përmend ndarjen e drejtësisë me tytën e kallashit

Aktuale

Miftaraj përmend ndarjen e drejtësisë me tytën e kallashit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:03
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se populli shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka besim në sistemin gjyqësor, prandaj edhe ndodhin vrasje për prona.

“S’kanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Pse në Kosovë dhe Shqipëri ndodhin vrasje për prona ose për kontestin më të vogel civil?

Sepse populli ska pikë besimi në sistemin gjyqësor! Skanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite.

Çështjet kontestuese që duhet mu vendos në gjykatë, fatkeqësisht po vendosen me tytën e kallashit.  Jeta e njeriut statistikë dhe lajm për kronikat e zeza!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat