1 mijë e 705 persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

1 mijë e 705 persona u vaksinuan në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ndonëse ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, numri i personave që po vaksinohen në Kosovë vazhdon të jetë i ulët.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 1 mijë e 705 persona.

Ndërsa, deri tani 159 mijë e 45 persona kanë arritur të vaksinohen në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 30 mijë e 552 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës. Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga MSH.

Kujtojmë që qytetarë të shumtë kanë pasur ankesa se nuk po mund ta marrin vaksinën në Kosovë, ndonëse tashmë një kohë kanë aplikuar online për të vaksinuar.

Ndërsa, njohës të Shëndetësisë kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që po vaksinon një numër më të vogël të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat