Shefi i Qeverisë së Kosovës, njëherit kryetar aktual i VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar sot nga anëtarët e partisë që të shmangën rivalitetet e brendshme që lidhen me figura të caktuara, në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit.
Në këtë fjalim, ndër të tjera, numri një i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar edhe që të ndalen fushatat negative si dhe vetëkandidimet.
E, në lidhje me këtë, një koment të shkurtër e ka bërë njohësi i çështjeve politike në vend, Xhevdet Pozhari.
Sipas analistit, Kurti në takimin e sotëm ‘ju ka ngrehë veshin ndërshkambzagjive dhe bërrylagjive’.
Ai madje ka edhe një porosi për të tillë në VV, dhe shprehet se nuk ka pse humbasin kohë, pasi për gjëra të tilla kanë partitë tjera.
Ja shkrimi i tij:
Albini ju paska ngreh veshin ndërshkambzagjive dhe bërrylagjive.
Për privilegje i keni partitë e tjera, vëlla. Pse po humbni kohë në VV?!