Flasin nga Policia për rrahjen mes disa personave në pishinën në Gërmi

Aktuale

Flasin nga Policia për rrahjen mes disa personave në pishinën në Gërmi

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:08
Pishina në Gërmi

Disa persona janë përfshirë në një përleshje sot gjatë ditës në pishinën e Gërmisë.

Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e përleshjes, ndërkohë që Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat