Një faqe në Facebook me emrin “Dr. Ibrahim Rugova – Na Mungon”, ka publikuar disa pamje të rralla nga një anketat me bombë ndaj Ramiz Muriqit, ish-bashkëluftëtarit të Tahir Zemajt.
Kjo ngjarje kishte ndodhur në 25 shtatorin e vitit 2003 ne Pejë, kur një bombë kishte shpërthyer në makinën e Muriqit, dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin kundër Grupit të Dukagjinit, i cili ishte aktivist i Lidhjes Demokratike ë Kosovës (LDK).
Bomba e telekomanduar në distancë shpërtheu sapo Muriqi nisi makinën e tij në një rrugë qendrore të Pejës.
Makina e blinduar e kishte shpëtuar nga vdekja personin nën shënjestër. Pavarësisht kësaj, Muriqi ishte plagosur lehtë në këtë sulm, ndërsa pjesa e përparme e makinës ishte dëmtuar plotësisht.
Madje, sipas kësaj faqeje, Ramiz Muriqi, ishte dëshmitari kryesore kundër Daut Haradinajt.
Ja pamjet: