A pritet befasi për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së? Flasin nga kjo parti

Aktuale

A pritet befasi për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së? Flasin nga kjo parti

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:53
PDK

PDK’ja janë në prag të zgjedhjeve të brendshme, ndonëse nuk kanë bërë të ditur asnjë nga kandidatët që do ia mësyejnë postit të kryetarit të kësaj partie.

Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin do të mbahet më 3 korrik. Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, i cili është edhe kandidati i partisë për Prizren ka thënë se nga këto zgjedhje nuk pret befasi.

“Kohë shumë e shkurtë, procesi do të përfundojë brenda 10 ditësh. Nuk kemi kohë për të humbur nuk do të ketë penalizim besoj shumë se do të mbyllet me sukses do të kemi një kryetar të ri ose do të kemi vazhdimësi të zotëri Hoxhajt”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe arsyen se përse nuk pret befasi nga zgjedhjet e brendshme.

“Shikoni, nuk mund të konfirmoj asgjë në këtë drejtim sepse konventa do të mbahet, të shohim çfarë do të sjell konventa, por unë nuk pres befasi sepse mënyra si e kemi diskutu, mënyra si e kemi planifiku, mënyra si do të realizohet po thuajse e përjashton mundësin me prit befasi”, ka thënë nënkryetari i partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat