“Monstrumi politik që vë zjarrin pastaj shtiret...” Analisti godet Aleksandër Vuçiqin

Aktuale

“Monstrumi politik që vë zjarrin pastaj shtiret...” Analisti godet Aleksandër Vuçiqin

Nga: N.Sh. Më: 28 qershor 2021 Në ora: 10:44
Aleksandar Vuçiq

Profesori universitar dhe analisti politik Milazim Krasniqi, thotë se, shteti dhe kisha në Serbi nuk janë të ndara.

Krasniqi përmes një postimi në facebook e quan Vuçiqin monstrum politik.

Ai pyet se a e din SHBA dhe BE këtë për Vuçiqin i cili sipas tij e vë zjarrin dhe shtiret skikurse po e fsheh dorën.

Postimi i plotë:

Shteti dhe Kisha nuk janë të ndara në Serbi. Vuçiqi kryeson edhe tubimet e klerit.

Pardje ishte me ushtrinë e Millosheviqit, sot me qeverinë serbe në selinë e car Llazarit në Krushevc.

A e di SHBA dhe BE se me çfarë monstrumi politik kanë të bëjnë, kur po e favorizojnë edhe në dialog me Kosovën?!

Ky thjesht është një zjarrvënës që vë zjarrin dhe shtiret sikur po e fshehë dorën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat