Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ministri i cili ishte një befasi e radhës në kabinetin e qeverisë Kurti, del të jetë mjaftueshëm i pasur.
Prona, para të gatshme, veturë e shtëpi janë vetëm disa nga të mirat materiale që ai posedon.
Në pasurinë e paluajtshme, Mehaj ka deklaruar një shtëpi në vlerë 500 mijë euro, banesë në vlerë 100 mijë euro, tokë dhe shtëpi 120 mijë, tjetër shtëpi në vlerë 100 mijë euro, dhe dy banesa tjera në vlerë gati 90 mijë euro.
Te pasuria e luajtshme, Mehaj ka deklaruar një automjet Citroen i vitit 2014, në vlerë prej 2 mijë euro, që është në pronësi të bashkëshortes së tij.
E nga vendi që vjen ministri Mehaj, Norvegji, vërehet se gjithashtu paguhet me shuma të mëdha.
Ai ka deklaruar pagat që merr nga pozita e tij e dytë që mban në Osllo të Norvegjisë.
Rreth 30 mijë euro Mehaj siguron në vit nga Armata Norvegjeze, ndërsa nga Qeveria e Kosovës 13 mijë euro.
Përveç Armatës Norvegjeze, Mehaj mban edhe pozitë tjetër në sektorin privat në Norvegji, nga ku merr 28 mijë euro brenda vitit, plus shtesat e fëmijëve 3,500 euro.