Albin Kurti deklaron pasurinë, nuk do ta besoni sa ka para të gatshme

Aktuale

Albin Kurti deklaron pasurinë, nuk do ta besoni sa ka para të gatshme

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2021 Në ora: 13:01
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kurti merr dy paga mujore, njërën si kryeministër i Kosovës dhe tjetrën si kryetar i Lëvizjes Vetëvevendosje.

Ai merr 1,305.49 euro pagë mujore nga Qeveria, ndërsa si kryetar i VV-së ai për tre muajt (janar, shkurt, mars 2021), ka marr 4,200.0 euro, përcjell Bota sot.

Ndërsa bashkëshortja e tij, merr 3,915.83 pagë mujore nga Nupi në Oslo në Norvegji.

Kryeministri ka deklaruar si pasuri të paluajtshme banesën e blerë në emër të bashkëshortes, e cila kap vlerën 400,000.00 euro, me 67 metra katrorë.

Kurti ka deklaruar 529.26 si para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka 10,000.00 euro.

Ai pos të hyrave, ka edhe detyrime financiare. Ai do të paguajë 250 euro në muaj për shtëpinë e marrë me qira së fundmi në Prishtinë. Ndërsa, bashkëshortja e tij ka 300,000.00 euro detyrim për blerjen e një apartamenti në Oslo./Botasot

Image
Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat