Kryeministri Kurti takohet me politikanin opozitar në Serbi, ja çka biseduan

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me politikanin opozitar në Serbi, ja çka biseduan

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:42
Albin Kurti dhe Nenad Çanak

Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni sot janë takuar me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj.

“Kurti e njoftoi Çanak se janë 1,632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thuhet nga qeveria.

Në takim u diskutua për nevojën e forcimit të socialdemokracisë në rajon, dialogun e ri për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në barazi, siç është edhe njohja e ndërsjellë.  

Çanak e njoftoi kryeministrin Kurti me situatën politike në Serbi.

Politikani opozitar Çanak tha se ka marrë djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat