Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka drejtuar kritika për qeverisjen e Nismës në Malishevë lidhur me mosmirëmbajtjen e pishinës në Banjë.
Hoti ka treguar se ky vend i bekuar ka mbetur në mëshirë e askujt, pasi komuna edhe me tej nuk ka shpallur tender për mirëmbajtje, përcjell “Bota sot”.
“Kur institucionet i udhëheqin të paditurit dhe të pa interesuarit për të krijuar ambient dhe kushte për qytetarët ndodh kjo që po e shihni! Kjo vlen si për legjislativin ashtu edhe ekzekutivin e K.K të Malishevës, prandaj e them me përgjegjësi turpi dhe keqqeverisja kanë emër, pushtetin lokal që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate”, shkruan mes tjerash ai.
Ja reagimi i tij:
Të dashur qytetarë !
Pamjet që po i shihni janë të pishinës në Banjë. Këto ditë të nxehta ku temperaturat janë të larta çdo qytetar ka nevojë për freskinë e ujit të bekuar të këtij burimi natyral që Zoti i ka falë Banjës dhe qytetarëve të Malishevës, por fatkeqësisht ky vend i bekuar sikur ka mbetur në mëshirë e askujt, pasi që këtë vit K.K i Malishevës nuk ka shpallur tender për mirëmbajtjen e pishinës dhe ambientit për rreth burimit dhe pishinës që shfrytëzohet për freskim nga qytetarët në këto ditë me vapë,por ka marrë përsipër që ta menaxhoj vet K.K i Malishevës, por siç po e shihni edhe vet nga pamjet rreth pishinës plazhi i mbuluar me mbeturina dhe lumi i mbushur përplot me mbeturina që i ngjanë një vendi të pa shkelur, dhe tani shtrohet pyetja a ka Malisheva udhëheqës?!apo çdo gjë e ka lënë në mëshirë të askujt?
Kur institucionet i udhëheqin të paditurit dhe të pa interesuarit për të krijuar ambient dhe kushte për qytetarët ndodh kjo që po e shihni!
Kjo vlen si për legjislativin ashtu edhe ekzekutivin e K.K të Malishevës, prandaj e them me përgjegjësi turpi dhe keqqeverisja kanë emër, pushtetin lokal që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate.