Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës

Aktuale

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës

Nga: N. H Më: 28 qershor 2021 Në ora: 19:10
LDK në Malishevë

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, ka marrë votat e Kryesisë së degës që të kandidoj për kryetar të Komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoti përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Bota sot”

Me këtë rast, ai ka falënderuar Kryesinë e degës për besimin e dhënë.

Njoftimi i plotë:

Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e mbajtur sot më datë 28.06.2021 në rend dite kishte:

Kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Kryesia e degës votoi unanimshit për mua që të jem kandidat për kryetar komune.

Falënderoj kryesinë e degës së LDK-së në Malishevë për besimin e dhënë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.

Besoj fuqishëm se bashkërisht me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, të dy forumet, anëtarësinë e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës do të organizohemi sa më mirë që të garojmë seriozisht për zgjedhjet lokale.

Me respekt,

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë

Bajrush Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat