Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi njihet si një nga përkrahësit më të mëdhenj të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Por, përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka dal kundër kryeministrit Kurti.
“Pushteti nuk duhet të na ndryshojë, por për të mos rënë pre e ndryshimit, duhet t'ia kujtojmë vetes vazhdimisht idealet tona, dhe sakrificat e dëshmorëve". Janë këto fjalë të Albin Kurtit, ato të cilat kanë nxitur reagimin e Dardan Krasniqit.
Postimi i plotë:
I dashur Albin,
Po shkruaj diqka që vet na ke mësuar në rrugëtimin tonë, i cili ka qenë plotë sakrificë, mundë dhe dhimbje! Pavarsisht kostos jam i prirë me ec pas të vërtetës! Lufta dhe VETËVENDOSJE! na kanë bërë të tillë, andaj NUK heshti para një te vërtete!
Sa nga këshilltarët politik në kabinetin tuaj dhe në disa kabinete të ministrave janë me idealet e lëvizjës dhe lëvizin hapat sipas sakrificës së dëshmorëve?
Sa aktivist që kanë derdhur ndjersë kanë paguar kosto të madhe, janë pjesë e familjëve të dëshmorëve, luftetar e invalid, aktivist të devotshëm janë pjesë e kabinetit tuaj dhe ministrave?
Fajet i ke ti shok!
Mundësh por pastaj nuk mundësh!
Shnet e të mbara paqë.